Arrestohet personi që goditi me grusht të moshuarin në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen në rrugën C në kryeqytet.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, njofton Policia.

Tutje theksohet se personi i dyshuar A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.