Arrestohet personi që hodhi sprej në gjimnazin e Ferizajt
Sipas një komunikate të policisë i dyshuari, nxënës i gjimnazit ‘Shaban Hashani’, është ndalur arrestuar të premten dhe ka pranuar kryerjen e veprës, shkruan lajmi.net.
“Më 03.02.2017 në bazë të informatave të siguruara, kanë arrestuar personin e dyshuar A.M. (viti i lindjes 2000) dhe pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit dhe punëtorit të Qendrës për punë sociale,i njëjti ka pranuar në tërësi veprën me të cilën ngarkohet dhe me urdhër të prokurorit ,i dyshuar dërgohet në mbajtje për 24 orë deri në procedimin e lëndës në Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në komunikatë.



