Arrestohet personi që paraqitej si polic, kishte dy raste të ngacmimit seksual

Arrestohet personi që paraqitej si polic, kishte dy raste të ngacmimit seksual

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se i njëjti dyshohet për disa vepra penale.

“Sot nga hetuesit policor të stacionit të Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat mashtrim, prezatim i rrejshëm, dy raste të ngacmimit seksual të cilët ishin raportuar në prill- maj 2020, dhe një rast të dhunimit të raportuar në vitin 2018”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas policisë, i dyshuari R. S.,35 vjeçar, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Shpërndaje në: