Arrestohet presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero

Arrestohet presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero

Sipas ‘Ansa’, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është arrestuar nën dyshimet për krime financiare ku nuk përfshihet klubi.

Ferrero u dërgua në burg këtë mëngjes, derisa pesë persona të tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak, transmeton Periskopi.

Policia financiare arrestoi Ferreron për krime të dyshuara korporatash dhe bankrotim në një hetim të filluar nga Prokurori Publik në regjionin e Kalabrisë.

Ferrero mori Sampdorian në vitin 2014 nga familja Garrone. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: