Arrestohet sepse deklaroi se nuk do shërbente me çaj Erdoganin (Foto)

Arrestohet sepse deklaroi se nuk do shërbente me çaj Erdoganin (Foto)

Senol Buran që udhëheq kafenenë në “Cumhuriet” është dërguar në paraburgim pasi që Policia ka hyrë në shtëpinë e tij të shtunën në mbrëmje ka thënë avokati i tij Ozgur Urfa, transmeton sot Reuters.

Buran thuhet se ka përdorur fjalë ofenduese duke konfirmuar se nuk do e shërbente me qaj presidentin.

Gjyqtari të dielën vendosi që Buran të jetë në paraburgim deri në fillim të gjykimit.

“Cumhuriet” është në mesin e disa gazetave turke që edhe më tej kritikon në llogari të Qeverisë.

Fyerja e presidentit në Turqi është vepër penale për qka ligji turk parasheh dënim deri në 4 vjet.

Avokatët e Erdoganit kanë ngritur mbi 1800 padi për fyerje ndaj presidentit, e në mesin e të paditurve janë edhe karikaturistë, ish missi i Turqisë dhe shkolla të fëmijëve, shkruan Reuters.

0-27-4

Shpërndaje në: