Arrihet marrëveshja: Edon Zhegrova kalon te kampioni i Francës

Arrihet marrëveshja: Edon Zhegrova kalon te kampioni i Francës

Sipas raportimit të fundit nga gazeta prestigjoze “L’Equipe”, Lille ka gjetur një zëvendësues për Jonathan Ikoné, i cili u largua te Fiorentina këtë dimër për 14 milionë euro (pa përfshirë bonuset).

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës – Edon Zhegrova (22 vjeç, 15 paraqitje dhe 4 gola në të gjitha garat këtë sezon), ka arrituar marrëveshje me kampionin e Francës – Lille, me një kontratë pesë vjeçare.

Klubi verior do të duhet të paguajë rreth 7 milionë euro për të paguar ish-lojtarin e Genk-ut.

Sipas shtypit zviceran, për Zhegrovën ka qenë i interesuar edhe Lyon.

Shpërndaje në: