Arrihet marrëveshja në parim, Xavi do të emërohet trajner i Barcelonës pas këtij sezoni

Arrihet marrëveshja në parim, Xavi do të emërohet trajner i Barcelonës pas këtij sezoni

Barcelona është në probleme të mëdha aktualisht.

Pasi barazoi në tri nga katër ndeshjet e fundit, blaugranët pothuajse ia kanë dhuruar titullin Real Madridit, skuadër që tash kryeson tabelën me katër pikë më shumë, transmeton Periskopi.

Por kjo nuk është as gjysma e stories.

Lionel Messi rrëmbeu kryetitujt pasi injoroi asistentin e katalunasve, Eder Sarabia, gjatë pauzës së pijës, derisa Quique Setien duket shumë afër largimet, teksa Antoine Griezmann po inkuadrohet vetëm në kohën shtesë të ndeshjeve.

Pastaj, për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, raportet e së enjten potencuan se Messi dëshiron të largohet nga klubi pasi t’i përfundojë kontrata më 2021.

p1ec9v73ppcuj60t4k610unhj6f.jpg

Mirëpo, raportet e fundit janë paksa më inkurajuese.

Me Setienin të destinuar të largohet në fund të sezonit, klubi është në kërkim të trajnerit të ri.

Dhe duket se është vendosur që nga sezoni i ri në krye të skuadrës të jetë legjenda e klubit, Xavi.

Kjo të paktën sipas gazetarit të “Mundo Deportivo”, Francesc Aguilar, i cili potencon se Xavi ka arritur marrëveshje në parim për të marrë kontrollin në fund të fushatës.

Përmes disa postimeve, Aguilar zbulon se ai është informuar nga burime të besueshme në Katar – ku aktualisht është trajner Xavi – se ish-mesfushori ka pranuar marrëveshjen, sipas të cilës ai do të përfitojë 6 milionë euro në vit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: