Arrihet marrëveshja, shtetasit kosovarë që janë nisur nga Italia do të vinë në Kosovë

Arrihet marrëveshja, shtetasit kosovarë që janë nisur nga Italia do të vinë në Kosovë

Një autobus me 12 kosovarë që ishin nisur nga Italia e të cilët patën problem për kalimin e kufirit në Kroaci e në Mal të Zi, do të kthehen në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka arritur sonte marrëveshje mirëkuptimi me autoritet kroate dhe ato malazeze, që të lejojnë̈ kalimin e autobusit në të cilin ndodhen më shumë se dhjetë shtetas kosovarë, të nisur një̈ ditë më parë nga Italia”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka arritur sonte marrëveshje mirëkuptimi me autoritet kroate dhe ato malazeze, që të lejojnë̈ kalimin e autobusit në të cilin ndodhen më shumë se dhjetë shtetas kosovarë, të nisur një̈ ditë më parë nga Italia.

Agjencia e cila ka organizuar udhëtimin, ishte nisur nga Italia drejt Kosovës pa kërkuar leje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe pa i ditur masat që janë̈ në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte transit.

Autobusi është̈ ndaluar nga autoritetet kroate, ngase disa nga udhëtarët nuk posedonin dokumentacionin e rregullt (vizë transit ose Schengen), dhe aty janë njoftuar po ashtu se Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë̈ (prej nga ishin nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes kanaleve të saj diplomatike, ka arritur të sigurojë nisjen e shtetasve kosovarë të ngujuar në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë prej më shumë se 30 orësh.

I ftojmë të gjithë̈ bashkatdhetarët që përpara se të nisen drejt vendlindjes, të kontaktojnë Misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, pasi shumë shtete, si pasojë e pandemisë̈, kanë ende në fuqi disa masa që duhet plotësuar gjatë kalimit transit.

(Numrat kontaktues mund t’i gjeni këtu:
https://www.mfa-ks.net/single_lajmi/3866)

Shpërndaje në: