Arrihet marrëveshja, Tomori te Milani në javën e ardhshme

Arrihet marrëveshja, Tomori te Milani në javën e ardhshme

AC Milan raportohet se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit anglez, Fikayo Tomorit.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romanos, kjo marrëveshje do mbyllet në javën e ardhshme.

24 vjeçari do t’i bashkohet ‘Rossonerëve’ si i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit.

Pas përfundimit të sezonit, Milani do ketë të drejtën e blerjes për 30 milionë euro, por kjo nuk është e obligueshme.

Për testet mjekësore dhe finalizimin e marrëveshjes, Tomori do udhëtojë drejt Milanos në ditët e ardhshme.

Shpërndaje në: