Arrihet marrëveshja VV-PDK në Gjilan, këto janë drejtoritë që do t’i takojnë PDK-së

Arrihet marrëveshja VV-PDK në Gjilan, këto janë drejtoritë që do t’i takojnë PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike i ka marrë katër drejtori dhe postin e nënkryetarit të kuvendit komunal.

Leonora Bunjaku nga PDK i ka thënë Insajderit se marrëveshja sapo është arritur.

“Sapo kemi arritur marrëveshje. Kemi marrë postin e nënkryetarit dhe katër drejtori. Drejtorinë e Bujqësisë, Financave, të Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë”, ka deklaruar Bunjaku.

Seanca e radhës për Kuvendin Komunal të Gjilanit është caktuar më 8 janar.

Shpërndaje në: