Arsenal 2-1 Bayern: Luajti vetëm nëntë minuta dhe u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’

Arsenal 2-1 Bayern: Luajti vetëm nëntë minuta dhe u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’

Arsenali ka fituar vetëbesim të madh para fillimit të sezonit të ri pasi mposhti Bayern Munichun 2-1 në “International Champions Cup”.

“Topçinjtë” kaluan në epërsi kur Pierre-Emerick Aubameyang detyroi një autogol nga Louis Poznanski pas pushimit mes pjesëve, transmeton Periskopi.

Por kampioni gjerman barazoi shifrat 20 minuta para fundit me anë të Robert Lewandowskit.

Derisa kishin mbetur edhe 10 minuta për t’u zhvilluar, i riu i Arsenalit, Eddie Nketiah u inkuadrua për të shënuar golin e fitores.

Nketiah qëndroi në fushë për vetëm nëntë minuta, kohë gjatë të cilës ai bëri tri goditje drejt portës, gjë që mjaftoi për ta fituar epitetin “Lojtari i Ndeshjes”.


Ai ka bërë vetëm 19 paraqitje kompetitive për Arsenalin duke shënuar tri gola. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: