Arsenal-Chelsea: Të gjithë sytë sonte nga derbi londinez në finalen e FA Cup

Arsenal-Chelsea: Të gjithë sytë sonte nga derbi londinez në finalen e FA Cup

Arsenali dhe Chelsea takohen sonte me fillin nga ora 18:30, në finalen e FA Cup për edicionin 2019/20.

“Të Kaltërit” tashmë janë kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm, por e njëjtë gjë nuk mund të thuhet edhe për rivalin lokal, Arsenalin, që ka qenë totalisht jashtë elementit këtë fushatë në Premier League, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, Arsenali duhet ta fitojë këtë ndeshje sonte për t’u kualifikuar në Europa League.

“Kam dëgjuar se Arsenali ka më shumë në këtë ndeshje dhe kjo më shqetëson,” ka thënë Frank Lampard.

“Duhet ta vëmë veten nën presion. Kjo është ndeshje e madhe për Chelsean.”

Edhe për Lampardin, edhe për rivalin e tij, Mikel Arteta, ky do të ishte trofeu i parë si trajner i një klubi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: