Arsenal merr fitoren e parë këtë edicion – City vazhdon formën e mirë

Arsenal merr fitoren e parë këtë edicion – City vazhdon formën e mirë

Arsenal ka marrë fitoren e parë këtë edicion në Premier League, në përballjen ndaj Norwich City, ndërsa Manchester City ka vazhduar formën e mirë edhe ndaj Leicester.

Skuadra e Mikel Arteta ka shënuar një fitore minimale në përballjen me Norwichin e Milot Rashicës, falë golit të vetëm të shënuar në ndeshje që erdhi nga Pierre Emerick Aubameyang, shkruan Periskopi.

Aubameyang gjeti golin në minutën e 66’, kur Nicolas Pepe dha një asistim për të.

Në ndeshjen ndaj Arsenal, Rashica luajti vetëm nga minuta e 69’, por nuk arriti të linte ndonjë gjurmë.

Në anën tjetër, Manchester City ka shënuar po ashtu një fitore minimale, në një takim mjaft të vështirë me Leicester City.

Të dy skuadrat patën raste të shumta, por fati deshi që tifozët të shihnin vetëm një gol.

Ishte goli i Bernardo Silvas ai që vendosi fatin e takimit. Ky gol erdhi në minutën e 62’ të ndeshjes dhe pati vlerën e tri pikëve për skuadrën e Pep Guardiolas.

Manchester City tashmë shkon në nëntë pikë, kurse Arsenal merr tri pikët e para. Leicester mbetet me gjashtë pikë, kurse Norwich akoma pa pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: