Arsenali bën lëvizjen e madhe të verës – huazon rezervistin e rezervistëve të Real Madridit

Arsenali bën lëvizjen e madhe të verës – huazon rezervistin e rezervistëve të Real Madridit

Klubi i dytë më i madh nga Londra e Veriut, Arsenali, po vuan keq në këtë afat kalimtar veror pas dështimeve të njëpasnjëshme për të transferuar lojtarë cilësorë. Megjithatë, mediat spanjolle e angleze raportojnë se ata e kanë bërë lëvizjen e madhe. 

Është fjala për 23 vjeçarin e Real Madridit, Dani Ceballos, i cili te ekipi madrilen për dy vite luajti vetëm 35 herë dhe i shënoi 5 gola.

Ceballos do të kalojë te “Topçinjtë” në një marrëveshje huazimi një vjeçar, ku do të përpiqet të impresionojë klubin e Galaktikëve, shkruan Periskopi.

Ky është transferimi i parë i rëndësishëm i Arsenalit, derisa përpjekjet për tranferimin e Wilfried Zahas dhe Kieran Tierneyt kanë rezultuar të pafrytshme.

Ekipi i Unai Emeryt vitin e kaluar përfundoi një sezon të dobët, dhe nuk ia doli që për herë të tretë të bëhej pjesë e Ligës së Kampionëve pas humbjes në finale të Europa League nga Chelsea me rezultat 4-1.

Tifozët e Arsenalit shpresonin që kjo verë do të ishte shumë e nxehtë për ta, marrë parasysh dëshpërimet e njëpasnjëshme të sezoneve të kaluara dhe cilësinë e dobët të lojtarëve. /Periskopi

Shpërndaje në: