Arsenali ka gati 100 milionë për Alexander Isak, Newcastle dëshiron vazhdimin e kontratës

Arsenali ka gati 100 milionë për Alexander Isak, Newcastle dëshiron vazhdimin e kontratës

Alexander Isak është një nga sulmuesit më të mirë të Premierligës.

Suedezi po kalon një sezon fantastik te Newcastle, ku deri më tani ka shënuar 17 gola dhe ka bërë edhe pesë asitime.

25-vjeçari me paraqitjet e tij ka rënë në syrin e Arsenalit, ku raportohet se ata po përgatisin një ofertë prej 100 milionë euro gjatë verës.

Por duket se Newcastle nuk dëshiron largimin e tij. Klubi në fund të sezonit synon ti ofrojë Alexander Isak një kontratë të re afatgjate dhe me rritje page.

Për ta kuptuar të ardhmen e sulmuesit suedez, duhet të presim afatin kalimtar veror./IndeksOnline/

Shpërndaje në: