Arsenali nuk është dinjitoz për fitore as kundër Sheffieldit: Gabon përsëri

Arsenali nuk është dinjitoz për fitore as kundër Sheffieldit: Gabon përsëri

Arsenal ka vetëm një pikë në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë.

‘Gunners’ kanë luajtur baras 1:1, në ndeshjen kundër Sheffield United.

Golin e vetëm për ‘Gunners’ në këtë takim e realizoi i riu Gabriel Martinelli, i cili sot luajti si zëvendësues i Pierre Emerick Aubameyang.

Ishte minuta e 45’ kur një krosim të Bukayo Saka e shfrytëzoi për mrekulli Martinelli, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Arsenal nuk arriti të ruante këtë epërsi deri në fund të takimit, pasi John Fleck gjeti rrugën e golit në minutën e 83’, me një volley-goditje.

Arsenal me këtë barazim numëron 29 pikë për pozitën e 10-të në tabelë.

Sheffield në anën tjetër ka 33 pikë dhe mban aktualisht pozitën e shtatë në klasifikimin e Premierligës.

Shpërndaje në: