Arsenali pa probleme kundër rivalit irlandez, Dundalk: E mposht bindshëm

Arsenali pa probleme kundër rivalit irlandez, Dundalk: E mposht bindshëm

Arsenali ka regjistruar një fitore komode 3-0, kundër skuadrës irlandeze, Dundalk, në kuadër të Grupit B, në Europa League.

Djelmoshat e Mikel Artetas arritën të shënojnë dy herë brenda dy minutave në përfundim të pjesës së parë, shkruan Periskopi.

Nketiah fillimisht qëlloi cakun pas një hutie në mbrojtjen kundërshtare në minutën e 42-të, para se ëillock të dyfishonte dy minuta më vonë.

Fitoren ‘Topcinjëve’ ia vulosi Pepe në minutën e 46-të me një gol të bukur nga distanca.

Arsenali grumbullon gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para të Grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Molde dhe Rapid Vienna. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: