Arsenali shkarkon nga pozita e kapitenit Aubameyangun

Arsenali shkarkon nga pozita e kapitenit Aubameyangun

Arsenali i ka hequr shiritin e kapitenit Pierre-Emerick Aubameyangut pas “shkeljes së fundit disiplinare”.

Aubameyang nuk u fut fare në lojë në fitoren e së dieles ndaj Southamptonit dhe Arsenali ka thënë që ai as nuk do të merret parasysh për ndeshjen kundër West Hamit.

“Ne presim nga të gjithë futbollistët tanë, posaçërisht nga kapiteni, që të punojnë në bazë të rregullave dhe standardeve me të cilat jemi pajtuar,” – lexohet në deklaratën e Arsenalit për media, raporton Periskopi.

Kujtojmë që më herët ky klub i kishte hequr shiritin e kapitenit edhe Granit Xhakës, futbollistit zviceran me origjinë nga Kosova. /Periskopi

Shpërndaje në: