Arsenal merr një pikë në frymën e fundit, Lacazette heroi

Arsenal merr një pikë në frymën e fundit, Lacazette heroi

Arsenal ka marrë një pikë me mjaft mund në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Skuadra e Mikel Arteta siguroi një pikë falë një barazimi 2:2, në një ndeshje ku ishte në epërsi, e pastaj në disavantazh, shkruan Periskopi.

Arsenal e mbylli pjesën e parë me epërsi 1:0, me golin e minutës së tetë që u shënua nga Pierre Emerick Aubameyang.

Por, pjesa e dytë tregoi krejt diçka tjetër. Crystal Palace shkundi dy herë rrjetën e ‘Gunners’.

Përmbysja filloi me Benteke, i cili shënoi në minutën e 50’ të takimit, kurse u kompletua me Edouard me golin e minutës së 73’.

Megjithatë, kjo përmbysje nuk dëmtoi deri në fund, pasi heroi Lacazette shpëtoi ‘Gunners’ me golin e minutës së 95′.

Crystal Palace tashmë shkon në kuotën e tetë pikëve për pozitën e 14, kurse Arsenal ka 11 pikë për pozitën 12. /Periskopi/

Shpërndaje në: