Arsenali u rikthehet fitoreve, mposht Newcastle Untedit

Arsenali u rikthehet fitoreve, mposht Newcastle Untedit

Arsenali ka triumfuar kundër Newcastle Untedit në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier me rezultat 3-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo që të dyja skuadrat kishin shanse të mira shënimi.

Në 45 minutat e dytë, skuadra që drejtohet nga Mikel Arteta ishte më kërkuese dhe luante me një ritëm më të lartë.

 

Ishte minuta e 50-të kur Pierre-Emerick Aubameyang pranoi një asistim nga Thomas Partey, për të realizuar për 1-0.

Pas vetëm 11-të minutash lojë nga goli i parë, The Gunners shënuan edhe të dytin me anë të Bukayo Saka që pranoi një shërbim mjaftë të mirë nga Emilie Smith Rowe.

 

Skuadra londineze nuk u ndal me kaq, pasi sulmuesi gabonez e trefishoi epërsinë e tyre në minutën e 77-të me një asistim nga Cedric Soares..

Arsenali është aktualisht në vendin e dhjetë me 27 pikë, derisa në xhiron e 20-të do të takohen me Southamptonin

Shpërndaje në: