Arsenali zyrtarizon transferimin e Gabriel Jesus nga Manchester City

Arsenali zyrtarizon transferimin e Gabriel Jesus nga Manchester City

Më në fund ka ardhur zyrtarizimi dhe Gabriel Jesus është futbollist i ri i Arsenalit.

Sulmuesi brazilian ka kompletuar transferimin tek skuadra londineze nga Manchester City për shumën e 52 milionë eurove.

25-vjeçari ka qenë për pesë sezone pjesë e Cityt ku shënoi 95 gola në 236 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Jesus ka nënshkruar kontratë afatgjate me Arsenalin deri në qershor të vitit 2027, derisa do ta bartë fanellën me numër 9.

“Jemi të kënaqur që kemi siguruar transfeirmin e Gabrielit. Të gjithë ata që e njohin mirë futbollin i njohin cilësitë e Jesus”, tha drejtori teknik Edu.

“Gabriel është një futbollist që ne e kemi admiruar për një kohë të gjatë. Ai është 25-vjeçar dhe ka treguar vazhdimisht nivel të lartë”, tha Edu.

Shpërndaje në: