Arsim Kabashi e Tahir Batatina mendojnë të ndjekin shembullin e njejtë si klubet shqiptare, t’i dërgojnë letër Kryeministrit

Arsim Kabashi e Tahir Batatina mendojnë të ndjekin shembullin e njejtë si klubet shqiptare, t’i dërgojnë letër Kryeministrit

Klubet e Kategorisë Superiore të Shqipërisë i kanë dërguar letër Kryeministrit të shtetit, Edi Rama në kohën e krizës shëndetësore dhe të futbollit.

Klubet shqiptare, sigurisht, kanë kërkuar ndihmë nga Rama në kapërcimin e krizës financiare që i ka kapluar të gjitha klubet evropiane.

E një gjë e tillë ka filluar të diskutohet edhe në Kosovë, me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin që ka pyetur përmes një postimi në Facebook nëse edhe klubet e Superligës duhet të ndjekin shembullin e njejtë.

“Superiorja Shqiptare tubohet për t’iu drejtuar Kryeministrit për përkrahje pas Epidemise Globale,” ka shkruar ai.

“Superiorja Shqiptare tubohet për t’iu drejtuar Kryeministrit për përkrahje pas Epidemise Globale.”

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të Llapit, Tahir Batatina i cili e ka përkrahur idenë duke shkruar (komenti është publikuar ashtu si është shkruar nga trajneri, pa asnjë ndërhyrje):

“Kryetar Shpresojë të bashkohemi të gjitha klubet e superliges dhe tju drejtohemi të gjitha instutucioneve tona nga niveli qeveritar deri tek ajë Komunalë ,Që nga e hëna fillon punen ffk ti dërgojm kerkesat tona dhe nëse është nevoja takim edhe me Kryeministrin edhe me Ministren e Sportit edhe me krert e ffk-së që nëse nuk përmbushen kerkesat tona edhe mos të vazhdojna hiq me kampionat .Duke e parë se krejt shtetet po ju ndihmojn klubeve dhe sportit ..” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: