Arsimtari i Biologjisë dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen 13 vjeçare në Pejë

Arsimtari i Biologjisë dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen 13 vjeçare në Pejë

Një nxënëse 13 vjeçare është sulmuar seksualisht dje rreth orë 11:00 nga arsimtari i saj në shkollën fillore “Lidhja e Pejës”, në fshatin Novosellë, të Pejës.

Gazeta Insajderi mëson se arsimtari që kishte sulmuar seksualisht nxënësën e klasës se VII është Adem Mustafaj, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Tashme ndaj arsimtari i cili ligjeronte lëndën e Biologjisë është caktuar edhe masa e paraburgimit për 48 orë.

Lidhur me rastin deri më tani janë intervistuar nxënësja, prindi i saj dhe kujdestari i klasës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Arsimtarit është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualishtnjë nxënëse. Tashmë ndaj tij  është caktuar masa e paraburgimi për 48 orë. Deri tani në pyetja janë marrë nxënësja, prindi i saj, kujdestari i klasës”, tha Gashi për Insajderin.

 

Shpërndaje në: