Arsimtari rrah brutalisht nxënësen në Viti (Video)

Arsimtari rrah brutalisht nxënësen në Viti (Video)

Një arsimtar i shkollës fillore ‘Dëshmorët e Vitisë’ në komunën e Vitisë është xhiruar duke ushtruar dhunë fizike, ndaj një nxënëse të klasës së tetë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj jave, ndërsa rasti nuk ka qenë i raportuar as tek drejtori i shkollës e as te Drejtoria e Arsimit në Viti.

Në ndërkohë Prokuroria e Shtetit sapo ka filluar hetimet për këtë rast.Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.Kadriu ka thënë se rasti është duke u hetuar, ndërsa policia është autorizuar që ta identifikoj dhe intervistoj mësimdhënësin që shihet në video derisa e rrah nxënësen.

Ai madje shtoi se i njëjti është duke u intervistuar nga organet e rendit.

Në ndërkohë, drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu ka thënë se rasti nuk ka qenë i raportuar në asnjë organ kompetent.“Unë prej juve e kuptova këtë që ka ndodhur, nuk është raportuar tek ne. Besoj që tash do të fillojmë procedurat me të gjitha organet dhe do të trajtohet rasti”, ka thënë Aliu përmes telefonit për KALLXO.comNdërsa drejtori i shkollës, Xhemajl Hyseni po ashtu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni që rasti ka ndodhur.“Për rastin në fjalë nuk është raportuar në shkollë as nga ana e nxënësve e as nga ana e mësimdhënëist, këtë lajm po e marr nga ju. Prandaj që nga e hëna do të merremi me rastin në fjalë”, ka thënë Hyseni.

Shpërndaje në: