Arsyeja prekëse pse Lady Diana nuk vishej me Chanel pas divorcit

Arsyeja prekëse pse Lady Diana nuk vishej me Chanel pas divorcit

Pas divorcit me princin Charles, Lady Diana, një nga ikonat e stilit më me ndikim në shekullin XX, u pa të vishej me marka si Christian Dior, Versace apo Jimmy Choo, por për një periudhë të caktuar shmangu veshjet e Chanel.

Sipas stilistit Jayson Brundson, i cili foli për Harper’s Bazaar (via Marie Claire) për punën e tij me Diana-n në vitin 1996, ajo e shmangu Chanel për shkak të logos ikonë të markës, që përbëhet nga dy C.

“Pasi [Joh Bailey] i përfundoi së rregulluari flokët, ajo po përgatitej për një vizitë në spital [në Australi] dhe kishte zgjedhur një kostum Versace. Doli duke mbajtur në krahë këpucë dhe çanta dhe thjesht i hodhi në shtrat. Më tha: ‘Çfarë mendon?’. Unë pashë vërdallë dhe gjeta një palë këpucë Chanel dhe i thashë, ‘Epo këto do të dukeshin shkëlqyeshëm me Versace’. Ajo më tha: ‘Jo nuk mund t’i vesh, kanë logon e Chanel’.”

Arsyeja prekëse pse Lady Diana nuk vishej me Chanel pas divorcit

Në vijim, Brundson shton se e pyeti për arsyen e një vendimi të tillë dhe Lady Diana iu përgjigj: “S’mund ta mbaj veshur logon me dy C. Është Camilla dhe Charles.’”

“Ishte koha pas divorcit. Ajo i lidhte dy C-të me Charles dhe Camilla.”

Lady Diana u ndaj nga princi Charles në vitin 1992 kur mësoi për lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles, aktualisht bashkëshortja e tij. Në një intervistë të dhënë për BBC pas ndarjes, Diana tha: “Kishte tre njerëz në martesë, ishte e populluar më shumë seç duhet”. Divorci u finalizua në 1996-n.

Shpërndaje në: