Arsyeja pse Martial dhe Rashford u munduan ta ndalnin festën e Dani Jamesit pas golit kundër Palace

Arsyeja pse Martial dhe Rashford u munduan ta ndalnin festën e Dani Jamesit pas golit kundër Palace

Për një lojtar të Manchester Unitedit, nuk ka ndjenjë më të mirë se të shënojë gol në “Old Trafford”.

Të tundësh rrjetën në një prej stadiumeve më të famshme të futbollit dhe të dërgosh 76,000 fansa në ekstazë është sigurisht ndjenjë e papërshkrueshme.

Kështu që kur Daniel James shënoi golin brilant ditën e djeshme kundër Crystal Palace për të barazuar rezultatin në 1-1, ai festoi me entuziazëm në vend se ta merrte topin nga rrjeta dhe ta vendoste në mesin e fushës.

Anësori uellsian vrapoi para turmës dhe qëndroi me duar një mbi një para tyre.


Në fund, United u mposht 2-1 me Palacen që shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

Pas takimit, disa fansa të skuadrës kanë ngritur pikëpyetje rreth festimit të tepruar të Jamesit dhe duket se qëndrimin e njejtë e patën edhe disa lojtarë të Unitedit në fushë.

Nga fotot e ndeshjes shihet Marcus Rashford dhe Anthony Martial duke u munduar ta tërheqin uellsianin nga festa në mënyrë që të kërkohej sa më shpejt goli i fitores. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: