Arsyeja pse Rakitic nuk po pranon të transferohet te Man United

Arsyeja pse Rakitic nuk po pranon të transferohet te Man United

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic nuk dëshiron të transferohet në Manchester United.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq”, duan ta blejnë kroatin, por një gjë nuk është pranuar nga familja e kroatit.

31-vjeçari po dëshiron të qëndroj në “Camp Nou”, por nëse situata e tij nuk ndryshon, atëherë duhet të largohet dhe familja e tij preferojnë një transferim në Paris ose Milan.

United janë duke u munduar që ta blejnë mesfushorin gjatë afatit dimëror, por kjo gjë nuk është pranuar nga familja e tij, transmeton KosovaPress.

Barcelona dëshiron të shesë disa lojtarë pasi kanë shpenzuar shumë para gjatë afatit veror. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: