Arsyet më të shpeshta pse njerëzit shohin porno

Arsyet më të shpeshta pse njerëzit shohin porno

Një studim i ri, i publikuar në mars të këtij viti në “Psychology of Addictive Behaviors” ka analizuar në detaje arsyet pse njerëzit shohin porno (ose janë të fiksuar pas pornografisë). Si tre arsye kryesore renditeshin: kënaqësia seksuale (45%), kurioziteti seksual (12%) dhe fantazia seksuale (10%).

Në përfundim të eksperimentit, si rezultat, arsyet më të shpeshta ishin këto:

1. Mërzia

Një pjesë e mirë e njerëzve thanë se shihnin porno për të kaluar kohën kur s’kishin me çfarë të merreshin.

2. Shpërqëndrim emocional

Të tjerë, e përdornin si mjet për t’u larguar paksa nga humori i keq.

3. Fantazia

Shumë prej njerëzve të përfshirë në studim, thanë se shihnin porno për sepse vetëm kështu mund të ishin më afër gjërave që s’i provonin dot në jetën reale.

4. Mungesë kënaqësie në jetën seksuale

“Unë shoh porno sepse jeta ime seksuale s’është mjaftueshëm e kënaqshme.”

5. Eksplorim i vetvetes

Disa të tjerë e shihnin pornon si formë e mirë për të mësuar gjëra të reja. Kuriziteti seksuale, kënaqësia dhe reduktimi i stresit bëjnë një pjesë të mos heqin dorë nga filmat pornografikë.

E ndërsa pasojat më të shpeshta si rezultat i këtij fiksimi, ishin:

1. Konflikti

Duke parë shumë porno, njerëzit nisën të mos nxirrnin më të mirën nga vetja.

2. Pafuqia për t’u shkëputur

Ka njerëz që ndonëse i premtojnë vetes që do të heqin dorë nga fiksimi për të parë porno, e mbajnë fjalën vetëm për një kohë fare të shkurtër.

3. Toleranca

Disa njerëz ndjejnë sikur kanë gjithmonë e më shumë nevojë për të parë porno në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre.

4. Acarimi

Ka të tjerë që bëhen agresive kur e kanë të pamundur të shohin porno në momentin që duan ata.

Burimi: Psychology Today

Shpërndaje në: