Arsyetimi i Bordit për emërimin e Faruk Mujkës në krye të “Iber Lepencit”

Arsyetimi i Bordit për emërimin e Faruk Mujkës në krye të “Iber Lepencit”

Ish-kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”.

Periskopi ka raportuar dje se  Bordi i Drejtorëve e kishte listuar Mujken të dytin -tretin në listë, respektivisht më pikë të njëjta nga 60 më kandidatin, Xhavit Buzhala. Më 65 ishte listuar Luan Hoti.

Por, për çudi në momentin që Hoti ka marr vesh se ka dalë fitues, është tërhequr nga gara. Duke qenë në garë në kushte të barabarta Mujka e Buzhala, Bordi si më të barabartë e ka vlerësuar ish kreun e VV-së në Mitrovicë. Për këtë Bordi ka dhënë një shpjegime të pa qëndrueshëm, të paktën bazuar në kriterin që janë vendosur në konkurs.

“Fillimisht ju njoftojmë se është hera e parë në historinë e ndërmarrjes që në një konkurs të aplikojnë 40 kandidatë, nga të cilët kushtet për tu intervistuar i kanë plotësuar 27, prej të cilëve 25 janë intervistuar ndërsa dy prej tyre nuk ju kanë përgjigjë ftesës për intervistim. Kandidatëve së paku një javë me heret ju kemi dërguar modelin britanik, respektivisht skenarin e intervistës me fushat e kompetencës dhe strategjinë e zgjidhjes së sfidave që kandidatët do të ballafaqohen në udhëheqjen e ndërmarrjes nëse ata do të zgjidhen”, ka thënë për Periskopin, Muzafer Luma, anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Ibër Lepencit”.

Tutje ai ka thënë se, “Kandidati me mesataren më të madhe të pikëve të fituara nga paneli respektivisht me 65 pikë, doli të jetë ztr. Luan Hoti, ndërsa dy kandidatët me pikë të njëjta me 60-të ztr. Faruk Mujka dhe Xhavit Buzhala pastaj me 59 pikë,  ztr. Vigan Syla dhe 58 pikë ztr.Bashkim Halabaku. Pas publikimit të rezultateve, ztr. Luan Hoti  njoftoi bordin se për shakqe personale tërhiqet nga procesi në vazhdim për zgjedhejn e Kryeshefit Ekzekutiv. Pas tërheqjes së ztr. Hotit, bordi kaloi te kandidati i radhës me më së shumti pikë. Se ka qenë procesi mjaft transparent, profesional dhe i pa anshëm, tregon fakti se dy kadidatët me radhë, respektivisht i dyti dhe i treti dolën të kenë pikë të barabarta, pra ztr. Faruk Mujka dhe ztr.Xhavit Buzhala”.

Duke qenë më pikë barbartë, Luma ka listuar arsyet që Bordi u përcaktua për Mujkën:

“(i)  Aspekti i përgatitjes profesionale. Ztr. Mujka me profesion është inxhinier në krahasim me kandidatin tjetër, për faktin se fushëveprimtaria e ndërmarrjes ka të bëjë kryesiht me domenin inxhinierik.

(ii) Aspekti regjional. Ztr. Mujka vjen nga regjioni i Mitrovicës dhe aseti kryesor i ndërmarrjes është në këtë pjesë, respektivisht liqeni i Ujmanit nga uji i të cilit gjenerojmë rrymë, shesim ujë të papërpunuar dhe ofrojmë bujqëve ujin për ujitje.

(iii) Aspekti komunikativ dhe institucional. Ztr. Muja ka ushtuar detyra të rëndësishme institucionale nga të cilat krijuar  një përvojë komunikuese institucionale edhe me institucionet që do të bashkëpunohet në pjesën veriore ku gjenden asetet dhe një pjesë e konsiderueshme e punonjësve”.

Por, siç shihet ky është veç një arsyetim i Bordit ngase në konkurs në kushte të barabarta është kërkuar edhe shkollimi që ka kryer kandidati Buzhala, dhe ky i fundit ka përvojë menaxheriale më shumë se Mujka.

Tek arsyetimi (i), Bordi nuk ka pasur të drejtë ngase regjioni nga vinë kandidatët as që duhet të merret në konsideratë, ngase të dy kandidatët janë më banim të përhershëm në Kosovë, ani pse Mujka vjen nga Mitrovica.

Luan Hoti, kandidati që sot do të ishte KE në “Iber Lepenc’, por që është tërhequr më pas, ishte emëruar Kryeshef i “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë në janar të vitit 2019, dhe ishte shkarkuar më pas nga Bordi në tetor të të njëjtit vit. Periskopi nuk ka mundur të marrë një përgjigje nga Hoti gjatë ditës së sotme për të mësuar më shumë rreth largimit të tij, pasi ka mësuar se ishte fitues. Por, mbetet të shihet nëse kjo ka qenë ndonjë kalkulim i tij më pushtetin qendror, në mënyrë që ai të transferohet në ndonjë pozitë tjetër dhe të lëshoi pe për Mujkën.

Qasje nuk ka pasur as kandidati, Xhavit Buzhala.

Në ditët në vijim, Periskopi do të raportojë në lidhje më atë, se pse emërimi i Faruk Mujkës nuk ka qenë i ligjor. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: