Arteta dëshiron mesfushë më të fortë, Renato Sanches prioritet për Arsenal

Arteta dëshiron mesfushë më të fortë, Renato Sanches prioritet për Arsenal

Skuadra e Arsenal ka kaluar në një seri mjaft të mirë së fundmi në Premier League, duke kapur ritmin që i mungoi në fillim të sezonit.

Mikel Arteta ka arritur të bëjë një skuadër kompakte, me emra kryesisht të rinj, por në merkaton e janarit synon të shtojë disa përforcime.

Për trajnerin spanjoll duket se mesfusha është pika kyçe për t’u përmirësuar dhe për atë pozitë ka tashmë një emër në listën e dëshirave të ‘Gunners’.

Renato Sanches,  ylli i Portugalisë dhe Lille është në radarin e Arsenal, përcjell Periskopi. ‘Le10Sport’ raporton se ata tashmë kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit.

Hapa më konkret pritet të bëhen sapo të hapet merkatoja e janarit, dhe Sanches mund të jetë blerja e parë e skuadrës së Arsenal.

‘Gunners’ kanë pasur telashe me lëndimet sidomos në repartin e mesfushës. Arteta nuk kalkuloi dot për një kohë në Thomas Partey e Granit Xhaka.

Renato Sanches, ndonëse dështoi te Swansea, mund t’i sjell ekuilibër të madh skuadrës së Arteta. /Periskopi/

Shpërndaje në: