Artisti e han bananen e veprës së artit që kushtoi 120 mijë dollarë (Video)

Artisti e han bananen e veprës së artit që kushtoi 120 mijë dollarë (Video)

Një vepër arti që u shit për 120 mijë dollarë javën e kaluar dhe që merrej si “simboli i tregtisë globale” është ngrënë.

Kjo vepër arti ishte duke u shfaqur në galerinë ndërkombëtare Perrotin në Art Basel të Miamit kur artisti nga Nju Jorki, David Datuna e hëngri, duke thënë se ishte i uritur, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Themeluesi i galerisë Emmanuel Perrotin deklaroi gjatë kësaj jave se “Vepra e Maurizios [meqë ra fjala, artisti quhej Maurizio Cattelan], nuk është veç për objekjtet, por edhe për atë se si objektet lëvizin anë e mbanë botës.”

Jo gjithçka është e humbur për blerësin, që, le ta përballojmë, duhej të merrej me bananen në ndonjë mënyrë. Vepra vjen me një çertifikatë autenticiteti, dhe blerësi mund ta zëvendësojë atë. “Datuna nuk ma shkatërroi veprën e artit. Bananja është ideja,” tha Lucien Terras.

Një banane e re u vendos nga Perrotin vetëm pak minuta më pas. /Periskopi

Shpërndaje në: