As edhe një gërvishje: Fotoja e Khabibit që tregon fytyrën e tij pas meçeve është storie në vete

Periskopi.com Sporti

Khabib Nurmagomedov është vlerësuar lart si një prej yjeve më të mëdhenj të MMA të të gjitha kohëve, pas fitores së fundit kundër Justin Gaethje dhe konfirmimit për pensionim të menjëhershëm.

Fansat sy-shqiponjë kanë vërejtur se, vec dominimit të tij në Oktagon, ai shumë pak ose fare nuk ka pësuar dëmtime në fytyre pas meceve, transmeton Periskopi.

Në një sport brutal dhe të përgjakshëm sic është lufta në kafaz, rusi i ka mbijetuar shumë përballjeve pa asnjë gërvishje.

Dhe një fans në Twitter në mënyrë perfekte e ka nënvizuar dominimin e Khabibit dhe faktin se shumë pak kanë arritur ta lëndojnë, përmes një kolazhi me fotografi që mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/

Image

Shpërndaje në: