As Messi s’po i kryn punë më Barcelonës, mposhtet në finale të Copa del Rey nga Valencia

As Messi s’po i kryn punë më Barcelonës, mposhtet në finale të Copa del Rey nga Valencia

Lionel Messi dhe Barcelona i kanë dhënë fund edhe një nate zhgënjyese, pas asaj kundër Liverpoolit në Champions League, duke u mposhtur nga Valencia në finalen e Copa del Rey.

Është e qartë se disfata nga Liverpooli në gjysmëfinale në mënyrë spektakolare po luan rol të madh te lojtarët ende, transmeton Periskopi.

Ata edhe sonte u dukën të painspiruar, derisa ishin dëshmitarë të dy golave të Valencias në pjesën e parë.

Fillimisht Kevin Gameiro shënoi në minutën e 21-të, para se Rodrigo të dyfishonte shifrat 12 minuta më vonë.

Në intervalin e dytë, Barça u përpoq, por krejt çka arriti ishte të shënonte një herë me anë të Messit, i cili realizoi në minutën e 73-të.

Gola të tjerë më nuk pati, dhe Valencia në fund triumfoi me rezultat 2-1 duke fituar trofeun shumë të rëndësishëm në futbollin spanjoll. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: