Asamblisti i VV-së u bën thirrje përfaqësuesve fetarë që të reagojnë ndaj ligjit që lejon martesat e të njëjtës gjini, thotë se po i frikësohen Grenellit

Asamblisti i VV-së u bën thirrje përfaqësuesve fetarë që të reagojnë ndaj ligjit që lejon martesat e të njëjtës gjini, thotë se po i frikësohen Grenellit

Asamblisti i VV-së në Mitrovicë Fidan Ademi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për Kodin e ri Civil përmes të cilit i hapet rrugë martesave të gjinisë së njëjtë.

Sipas Ademit, lejimi i martesave të së njëjtës gjini nuk është parë askund të botë nga Qeveritë e ideologjisë së djathtë.

“Një qeveri e djathtë, me një ministër të djatht propozojnë ndryshime në ligjin civil që mundësojnë martesat e së njëjtës gjini, e paprecedent kudo në botë!”, ka shkruar Ademi, transmeton periskopi.

Ai ka bërë thirrje edhe për reagime nga konservatorët e nga përfaqësuesit fetarë në Kosovë, duke thënë se po i frikësohen Richard Grenellit.

 

Kjo qeveri e djathit ? , është e kotë në cdo vështrim. Asnjë reagim nga konservatorët, bashkësitë fetare, sociologët etj..Me gjasë, po mendojnë që i rrah Grenelli me reagu….”, ka shkruar asamblisti./Periskopi/

 

Shpërndaje në: