Asfaltimi i rrugëve në veri: Aliu dhe Sveçla i vizitojnë Zubin Potokun dhe Leposaviqin

Asfaltimi i rrugëve në veri: Aliu dhe Sveçla i vizitojnë Zubin Potokun dhe Leposaviqin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme,Xhelal Sveçla, i kanë vizituar komunat veriore të Kosovës, në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ata kanë parë nga afër punimet në disa rrugë që janë duke u zhvilluar atje.

“Nga kjo vizitë, pamë nga afër asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti të komunitetit lokal. Po ashtu vizituam Cerajën, Koshtovën, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës”.

“Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në: