Asgjë e pamundur për Atalantan, tri pikë nga ‘Allianz Stadium’ kundër Juventus

Asgjë e pamundur për Atalantan, tri pikë nga ‘Allianz Stadium’ kundër Juventus

Atalanta ka fituar në udhëtim kundër Juventus.

Skuadra e Gasperini ka fituar kryendeshjën e javës në Serie A, duke mposhtur Juventusin në udhëtim, shkruan Periskopi.

Atalanta fitoi ndeshjen që u vendos nga vetëm një gol (0:1), me Zapata që ishte vendimtari.

Sulmuesi shënoi gol në minutën e 28’, pas një pasimi të pranuar nga Berat Gjimshiti.

Rezultati mund të barazohej në minutat shtesë, kur Dybala nga gjuajtja e lirë qëlloi shtyllën. Fati ishte në anën e Bergamos.

Atalanta shkon tani në kuotën e 28 pikëve, derisa Juventus mbetet me 21 pikë të tubuara. /Periskopi/

Shpërndaje në: