Asgjë e re, ditë e zakonshme 4 korriku për Bayernin që sapo fitoi Kupën e Gjermanisë

Asgjë e re, ditë e zakonshme 4 korriku për Bayernin që sapo fitoi Kupën e Gjermanisë

Bayern Munichu ka vazhduar me dominim absolutisht të pamatshëm në futbollin gjerman.

Pasi u shpallën kampionë të Bundesligës pak kohë më parë, ata sonte shkatërruan Bayer Leverkusenin 4-1 në finalen e Kupës, për ta fituar edhe këtë trofe, shkruan Periskopi.

Pak kujt i intereson me atë që ndodhë në futbollin gjerman dhe Bayerni është fajtori kryesor për këtë.

Natyrisht, askush nuk mund t’i fajësojë ata se po fitojnë shumë shpesh, por gjithsesi është një pikë e cila është shumë e vështirë të arrihet por kur arrihet, asgjë më nuk duket interesante, dhe Bayerni e ka arritur pikërisht atë.

Gola, trofe, top lojtarë gjithandej. Ndoshta Champions League është trofeu që u nevoitet më së shumti aktualisht bavarezëve.

Oh, për pak të harrojmë, golat për djelmoshat e cilitdo trajner që e ka aktualisht Bayerni… Flick, i shënuan Alaba 18′, Gnabry 24′, Lewandowski 59′ dhe 89′, ndërsa për këta të tjerët shënuan Bender 63′ dhe Harvetz 90 pLLus katër. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: