Asgjë e re – Serena Williams me lehtësi të frikshme kalon në finale të Wimbledonit

Asgjë e re – Serena Williams me lehtësi të frikshme kalon në finale të Wimbledonit

Serena Williams me lehtësi kaloi pengesën e quajtur Barbora Strycova për të kaluar në finale të Wimbledonit dhe tani është vetëm një fitore larg titullit të 24-t Grand Slam.

Tenistja amerikane ishte thjesht shumë e fortë për çeken të cilën e mposhti 6-1 6-2, derisa në finale do të takohet me rumunen Simona Halep.

ëWilliamsit iu deshën vetëm 59 minuta për të fituar dhe të kërkojë titullin e tetë në kompeticion. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: