Ashtu siç edhe pritej, Holanda demolon Gjibraltarin për tri pikët

Ashtu siç edhe pritej, Holanda demolon Gjibraltarin për tri pikët

Holanda ka shënuar fitore të thellë për tri pikë të reja në kualifikueset e botërorit 2022.

Tulipanët kanë mposhtur Gjibraltarin me rezultat 6:0, në një ndeshje që dilemat për fituesin i mbylli qysh në pjesën  e parë, shkruan Periskopi.

Van Dijk shënoi golin e parë në këtë takim, në minutën e 9’, kurse edhe dy herë të tjera brenda këtij 45 minutëshi i shënoi Memphis Depay, në minutat 21’ dhe 45+3’.

Në pjesën e dytë për rezultatin final me tri gola të tjera u përkujdesën Dumfries (48’) dhe Danjuma (75’) dhe Malen, shkruan Periskopi.

Holanda tashmë shkon në 19 pikë pas tetë ndeshjeve, kurse Gjibraltari mbetet pa pikë, me një goldiferencë prej 3:34. /Periskopi/

Shpërndaje në: