Asistentja e Vjosa Osmanit pas humbjes së LDK-së në Llap: “Efekti Vjosë”

Asistentja e Vjosa Osmanit pas humbjes së LDK-së në Llap: “Efekti Vjosë”

Agnesa Vitia, asistentja e presidentes në detyrë, Vjosë Osmanit, ka bërë një status në profilin e saj në Facebook pas daljes së rezultateve preliminare për garën në Podujevë që e fitoi Vetëvendosje.

Znj.Vitia konsideron që në humbjen e LDK-së në zgjedhjet komunale që u mbajtën sot kishte ndikim (sic) “efekti Vjosë”.

Ajo ka përkujtuar me ironi edhe datën e shkarkimit të Vjosa Osmanit nga funksionet e saj partiake në LDK, përcjell Periskopi.

Vitia nuk ka uruar Bulliqin apo Vetëvendosjes, por megjithatë ka uruar 29 nëntorin – ditën e çlirimit.

Statusi i plotë: 

Si sot më kujtohet 20 qershori(dita e shkarkimit të Vjoses).

Kaq për efektin Vjosë brenda LDK-së.

P.S: urime 29 nëntori, se edhe ashtu dita e çlirimit

Shpërndaje në: