Asisti fantastik i Rrahmanit ia fiton një pikë Veronës kundër Interit

Asisti fantastik i Rrahmanit ia fiton një pikë Veronës kundër Interit

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 si mysafir i Veronës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A, të enjten mbrëma.”Nerazzurrët” fillimisht e gjetën veten në disavantazh qysh në minutën e dytë, pas një goli të realizuar nga Lazovic, shkruan Periskopi.

Mirëpo, mysafirët u rikthyen me dy gola brenda gjashtë minutave 49′ dhe 55′, me të dy që i realizoi Antonio Candreva.

Verona nuk u dorëzua dhe në fund arriti të nxjerrë një pikë, duke shënuar në minutën e 86-të përmes Velossos, i cili u asistua për mrekulli në zonë nga Amir Rrahmani.

Pas këtij barazimi, Interi bie në vendin e katërt me 65 pikë, ndërsa Verona është në vendin e nëntë me 43 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: