Askush nuk e shikonte në sy dhe flisnin pas shpinës për të – zbulohen detaje shokuese nga shkarkimi i Pochettinos

Askush nuk e shikonte në sy dhe flisnin pas shpinës për të – zbulohen detaje shokuese nga shkarkimi i Pochettinos

Fansat e Tottenhamit nuk kanë pasur shumë kohë as ta vajtojnë shkarkimin e Mauricio Pochettinos, kur lajmi për emërimin e Jose Mourinhos u bë publik.

Regjimi i argjentinasit përfundon pas pesë vite e gjysmë dhe disa prej netëve më të lavdishme në histori të Spurs, shkruan Periskopi.

Kur Pochettino mori drejtimin nga Tim Sherwood, shumica e sukseseve të tij të mëtutjeshme ishin të pamendueshme në atë kohë.

Kush e kishte menduar se gjithçka do të rrënohej për të kaq shpejt, viktimë e suksesit të vetë.

Ajax v Tottenham Hotspur - UEFA Champions League Semi Final: Second Leg

Tashmë ka filluar të zbulohet saktësisht çka shkoi gabim, me “Athletic” që ka dhuruar detaje nga prishja e marrëdhënies së tij me futbollistët.

Lojtarët thuhet se shpesh i drejtoheshin njëri-tjetrit me fjalët “mos e shiko trajnerin,” të lodhur nga ai pasi analizonte gjithçka që ndodhte brenda dhe jashtë fushës.

Shumë prej tyre besuan se do të largohej së shpejti. “Daily Mail” shton se ish-trajneri i Southamptonit dhe Espanyolit mezi fliste me lojtarët derisa nuk i lejonte fare të hidhnin në dyshim metodat e tij.

Disa ishin “të mërzitur” nga i njëjti zë derisa të tjerët ishin të frustruar se, pavarësisht se Pochettino dëshironte t’i largonte ata që nuk janë të përkushtuar ndaj klubit, ai vazhdoi të përzgjidhte lojtarë si Christian Eriksen dhe Toby Alderëeireld – të dy që kishin refuzuar të nënshkruanin kontratat.

“The Sun” shton se Daniel Levy shpreson që largimi i Pochettinos t’i bind rebelët e kontratave të klubit që të qëndrojë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: