Askush nuk po e kupton: Arteta u pa duke i bërtitur me frustrim Smith Rowe por ky nuk e kishte idenë çka po i kërkohej

Askush nuk po e kupton: Arteta u pa duke i bërtitur me frustrim Smith Rowe por ky nuk e kishte idenë çka po i kërkohej

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta raportohet se mbeti i frustruar pasi Emile Smith Rowe dështoi të bënte presing si duhet kundër Chelseat.

Por edhe pas fjalosjes, mesfushori me tipare sulmuese prapë u duk i ‘hutuar’, transmeton Periskopi.

‘Topçinjtë’ u mposhtën 2-0 nga Chelsea në ‘Emirates’, disfatë që shtoi presionin mbi trajnerin aktual, Mikel Arteta.

Dhe spanjolli duket se edhe vetë po e ndjen frustrimin.

Sipas ‘Football London’, 39-vjeçari u pa gjatë ndeshjes duke i bërtitur me gjeste Smith Rowe.

Arteta thuhet se ishte i frustruar me 21-vjeçarin për shkak se ai nuk po bënte presing sa duhet.

Por i njëjti medium potencon se edhe pasi mori instruksionet nga trajneri i tij, Smith Rowe prapë duke i ‘pasigurtë’ rreth asaj që po i kërkohej të bënte. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: