Askush nuk po i blenë biletat e finales së EL – ajo që ka bërë Arsenali tani është thjesht qesharake

Periskopi.com Sporti

Finalja e Europa Leagues është vetëm gjashtë ditë larg dhe përgatitjet deri tani nuk kan shkuar aspak si duhet, më e pakta që mund të themi.

Këtë vit, Arsenali dhe Chelsea luftojnë për titullin e kompeticionit të dytë më prestigjioz të futbollit në Evropë.

Natyrisht, vendi i finales ishte vendosur disa muaj më parë, kështu që UEFA nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me këtë tani, edhe pse ka pasur dyshime pse është përzgjedhur Baku si vend nikoqir, shkruan Periskopi.

Të dy klubet kanë marrë vetëm nga 6000 bileta për fansat e tyre nga UEFA, që është qesharake për një stadium që ka kapacitet prej 69,000 ulëseve.

Mirëpo, organizata më e madhe e futbollit në Evropë ka bërë mirë që ka ofruar këtë numër kaq të vogël të biletave, pasi klubet po e kanë të vështirë t’i shesin edhe këto që i kanë.

Gjërat janë aq keq, sa që Arsenali raportohet se është duke i telefonuar fansat dhe po mundohet t’i bind t’i blejnë biletat e mbetura.

Sipas ”The Sun”, skuadra londineze ka shitur vetëm 3500 bileta deri tani – dhe raportohet se edhe Chelsea ka shitur numër të ngjashëm.

Por Arsenali ka rritur përpjekjet për t’i bindur fansat të udhëtojnë, duke i telefonuar direkt ose duke u dërguar email atyre që mbajnë bileta sezonale. /Periskopi.com/

Arsenal v Manchester United - FA Cup Fourth Round

Shpërndaje në: