Asnjë fjalë nga Xhelal Sveçla: Postimi i fundit në FB, duke hëngër fli me 17 burra

Asnjë fjalë nga Xhelal Sveçla: Postimi i fundit në FB, duke hëngër fli me 17 burra

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ende nuk ka asnjë reagim të vetëm për tragjedinë e mbrëmshme që ka shokuar qytetarët kosovarë.

Publikimi i tij i fundit, është një më 28 nëntor, ku ministri i brendshëm ka pozuar duke hëngër një fli ‘të përgatitur nga një nënë nga Llapi dhe një vajzë nga Istogu’.

Megjithëse as nëna nga Llapi e as vajza nga Istogu që kanë gatuar flinë, sipas ministrit, nuk duken në fotografi, ajo që mbetet shqetësuese është se si ende nuk kemi asnjë fjalë të vetme nga ministri Sveçla për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në oborrin e QKUK-së.

Ndërkohë, gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile, po kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës. /Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: