Asnjë rezultat për liberalizimin, Hoxhaj-Be-së: Lajm i mirë për Kremlinin

Asnjë rezultat për liberalizimin, Hoxhaj-Be-së: Lajm i mirë për Kremlinin

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pasi nga Samiti që u mbajt në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër BE-së rreth Samitit të sotëm që nuk nxori asnjë rezultat rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo është tirania e status-quo-së për Ballkanin Perëndimor.

“Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE”, ka shkruar Hoxhaj.

“Nga Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe asnjë hapje të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Kjo është tirania e status quo-së për Ballkanin Perëndimor! Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shpërndaje në: