Asociacioni i Komunave i reagon Nagavcit: MASHT-i nuk ka dërguar sasinë e kërkuar të librave në komuna

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë që Ministria e Arsimit po i fajëson komunat për neglizhencën e vet lidhur me tekstet shkollore.

Përmes një reagimi, Ibrahimi ka thënë që për përgjegjësitë e veta “MASHT-i nuk mund të fajësojë komunat”.

“Problemi qëndron në atë që librat e siguruar nga gjenerata paraprake ose janë të dëmtuar apo edhe nxënësit nuk i kanë kthyer në shkolla, që do të thotë mungon një numër i teksteve për klasat 6, 7, 9. Gjithashtu numri i nxënësvë ndryshon nga viti në vit nëpër shkolla”.

Ai ka thënë që për herë të parë nxënësit parashkollor mbesin pa libra.

“Për klasat 6 – 9 është kërkuar që tekstet të barten nga gjenerata në gjeneratë. Vetëm për klasën e 7 janë dy libra alternativë të rinjë që do të sigurohen nga MASHT. Dhe për klasën e 8 janë libra të gjithë të rinjë që MASHT do të i sigurojë’”.

“Nga Komunat është kërkuar që të plotësojnë katalogun me kërkesa për furnizime me tekste shkollore brenda afatit prej 5 ditë. Komunat kanë plotësuar kërkesat në katalogjet e parapara të MASHT në afatin e paraparë kohor, dhe është raportuar numri i nxënësve në përpuethshmëri me numrin e nxënësve të regjistruar në SMIA të MASHT”.

“Kurse te furnizimi me tekste shkollore për klasat 6-9 Komunat kanë formuar komisionet e duhura për pranimin e teksteve shkollore të dorëzuara nga MASHT. Këto komisione kanë kryer punën në mënyrë shumë të mirë, mirëpo librat mungojnë, sepse MASHT nuk I ka dërguar sasinë e kërkuar të librave nëpër komuna. Të gjitha obligimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi sa I përket shpërndarjes së teksteve shkollore e që bien në kompetencë të komunave janë kryer në plotni”,  thuhet tutje.

Shpërndaje në: