Asociacioni i komunave lëshon alarmin: Ligji për ‘policinë sekrete’ cenon demokracinë  

Asociacioni i komunave lëshon alarmin: Ligji për ‘policinë sekrete’ cenon demokracinë  

Asociacioni i komunave të Kosovës, në mbledhjen që mbajti sot, ka diskutuar edhe për projektligjin e Qeverisë Kurti për të krijuar Inspektorat për administratën.

“Me këtë projektligj cenohet demokracia lokale dhe është në kundërshtim me kartën universale për të drejtat e njeriut dhe kartën evropiane për vetëqeverisje lokale”, thuhet në njërën ndër pikat që ka vendosur ky Asociacion i Komunave te Kosoves, mëson Periskopi nga mbledhja e Asociacionit.

Periskopi ditë më parë raportoi, se si Projektligji synon që të shqiptohenedhe gjoba me para për ata zyrtarë që vendosë Inspeksioni.

Projektligji po konsiderohet si tendencë e Qeverisë Kurti për të disiplinuar, madje edhe shantazhuar zyrtarët publik. Për këtë, ka pasur reagime të shumta gjatë këtyre ditëve. Albert Krasniqi, njohës i çështjeve juridike, e ka quajtur njëfarë tendence për të krijuar ‘polici sekrete në administratë’.

Qëndron Kastrati bashkë me PSD-në, dje kanë reaguar lidhur me Projektligjin, duke thënë se do të ‘instalojë autoritarizëm’ dhe ‘polici sekrete’.

Lexo më shumë: Qeveria synon Inspektorat që hyn te zyrtarët publik në administratë pa i njoftuar, kontrollon dhe gjobit (Dok)

 

 

Shpërndaje në: