Asociacioni kthehet prapë, pala serbe niset për Bruksel
Përfaqësuesit serbë në Kosovë, të cilët do të merren me hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, do të udhëtojnë të enjten për në Bruksel ku edhe pritet tua prezantojnë përfaqësuese të BE-së vizionin e saj.
Hartuesit e këtij statusi do të jenë nga komunat me shumicë serbe. Emrat e përfolur janë; Vinka Radosavljeviq, përfaqësuese e komunës së Pejës, një anëtar nga Shtërpca si dhe dy anëtarë të tjerë nga veriu i Mitrovicës, shkruan Indeksonline
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar sinjal të qartë Kosovës se duhet sa më parë ta bëjnë formimin e themelimin e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, zv/presidenti i amerikan, Joi Biden gjatë vizitës dy ditore në Kosovë u shpreh qartë se duhet të respektohen dhe të zbatohen në plotësi Marrëveshjet e Brukselit, duke përmendur edhe çështjen e Asociacionit.
Drecun ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vlerësuar përpjekjet e Serbisë në negociatat që po zhvillohen në Bruksel me Republikën e Kosovës.
“Ajo që u shfaq nga bisedimet në Bruksel ishte kur Shtetet e Bashkuara kanë filluar të vlerësojnë edhe interesat e shtetit të Serbisë”, ka thënë ai.



