Asteroidi gjigant me hënë të veten po i afrohet tokës

Periskopi.com Uncategorized

Një asteroid gjigant me një hënë të veten pritet të kalojë pranë tokës gjatë këtij vikendi, duke udhëtuar me 770 mijë kilometra në orë. Guri qiellor, i njohur si asteroidi 1999 KW4, ishte zbuluar 20 vjet më parë dhe është aq i madh sa në orbitën e tij ka edhe hënë.

Të shtunën në mbrëmje, 1999 KW4shit do të afrohet me tokën. Do të jetë i dukshëm më datën 27 maj, transmeton Periskopi nga CBS.

Për shkak se ka një hënë të veten, asteroidi teknikisht është përcaktuar si sistem binar.

Sistemi binar definohet kur dy objekte qiellore ndodhen në orbitën e njëra tjetrës, sipas NASA-s.

Ky asteroid u zbulua së pari nga Laborotori Lincoln në Socorro të New Mexicos. /Periskopi

Shpërndaje në: